Meksikë, zbulohet tjetër varr masiv
04/03/2011 03:30
Autoritetet meksikane zbuluan në jug të qytetit të Meksikos një varr të përbashkët ku dyshohet se janë groposur të paktën 9 trupa të pajetë.
Lajmi u njoftua për mediat ndërkombëtare nga kryeprokurori, Alferdo Kastillo, i cili sqaroi se varri është zbuluar në kodrat pranë Talmanalkos, pak kilometra në jug të Meksikos dhe se pritet që në këtë zonë të zbulohen të tjerë trupa të pajetë.
Dyshimi kryesor për këto krime, bie mbi bandat narkotrafikante, kryesisht mbi klanin “La Familia”, mjaft aktiv në këto anë të Meksikës.
Top Channel