Libi, Zawiya i kthehet Gheddafi-t
04/03/2011 18:55
Qyteti i Zawiya, rreth 60 km në perëndim të Tripoli, është rimarrë nga forcat besnike të kolonelit Muammar Gheddafi.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror libian.
“Kreu i grupit terrorist të qytetit – ka bërë të ditur televizioni – Hussein Darbuk dhe zëvendësi i tij janë vrarë, ndërsa krerë të tjerë rebelë janë arrestuar”.
Ndërkohë janë sekuestruar, gjithnjë, sipas televizionit shtetëror, “mjete për transportin e trupave, bateri kundërajrore dhe armë të tjera”.
Top Channel