Libi, rebelët kërkojnë bllokadë ajrore

04/03/2011 12:15

Rebelët libianë i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të imponojë nëpërmjet forcës ndalimin e qarkullimit ajror në vend, ndërsa theksuan se avionët ushtarakë janë një armë që mund të shkaktojnë dëme kolosale në duart e Gaddafi-t.

Më parë gjatë ditës u mësua se avionët ushtarakë goditën objektiva ekonomikë dhe ushtarakë në zonën e kontrolluar prej protuestuesve.

”Ne nuk kemi ndërmend të negociojmë asnjë lloj zgjidhje politike. Duam që Gaddafi të dalë në gjyq për krimet e tij, por fillimisht është e rëndësishme që ai të largohet nga Libia, në mënyrë që me mijëra jetë të tjera të kursehen”, përsëriti gjenerali Ahmed Jabreel, një nga drejtuesit e Komitetit Libian Kombëtar, grupit që përfaqëson rebelët.

Top Channel