
Rebelët në lindje të Libisë u shprehën edhe njëherë tjetër të vendosur për të mos negociuar me Muamar Gedafin, por kërkuan largimin e tij nga vendi.
Këshilli Kombëtar Libian, i ngritur nga forcat opozitare në qytetin e Bengazit, epiqendra e protestave anti-Gedafi, mori vendimin për të mos pranuar asnjë lloj bisedimi me liderin libian. Këshilli gjithashtu ripërsëriti kërkesën ndaj komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë për të ndalur sulmet ajrore të Gedafit ndaj zonave rebele e për të shpëtuar jetën e civilëve.
BBC thotë se Gedafi ka ngarkuar shefin e inteligjencës për të gjetur mundësinë e bisedimeve me rebelët, një mision i vështirë ky sipas televizionit britanik, pasi synimi i Gedafit është mbajtja e pushtetit, ndërkohë që objektivi kryesor i rebelëve të udhëhequr nga ish-ministri i Brendshëm i Gedafit që ‘dezertoi’ para pak javësh, Abdel Jalil është dhënia fund e regjimit 41vjecar të kolonelit.
Top Channel