Libi, përleshje në të gjithë vendin

04/03/2011 18:30

Të shtëna janë dëgjuar në lagjen e Tajura, në pjesën lindore të Tripolit, teatër i mbledhjes së qindra opozitarëve të regjimit, që forcat e sigurisë po i shpërndajnë me gaz lotsjellës.

Përleshje mes manifestuesve pro dhe anti Gheddafi janë sinjalizuar edhe në sheshin Jeshil dhe sheshin Algeria.

Shpërthimet janë dëgjuar 20 km nga porti i Ras Lanuf.

Sipas televizionit, Al Arabiya të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë në përleshjet në Zawiyah, ndërsa al Jazira flet për më shumë se 50 viktima.

Top Channel