Libi, paralajmërohen protesta në kryeqytet

04/03/2011 10:35

Kryeqyteti libian, Tripoli, po përjeton një moment tensionimi dhe ankthi, ndërsa është lajmëruar për mundësinë e protestave, më vonë gjatë ditës.

Sipas mediave ndërkombëtare, burime opozitare kanë siguruar për një revoltë masive, pas lutjeve të ditës së premte, në mesditë.

Tripoli konsiderohet ende si një bastion i diktatorit Muammar Gaddafi, që ka parë nga “oazi” realtiv i qetësisë së kryeqytetit se si qytete kryesore të vendit kanë rënë në duart e protestuesve, gjatë këtyre ditëbe të revoltave.

Më parë gjatë ditës u raportua për bombardimin e disa bazave të opozitarëve dhe pikave të tjera të rëndësishme strategjike e ekonomike, prej avionëve ushtarkë, në zonën jashtë kontrollit qeveritar.

Gjatë natës, shtabi drejtues i protesuesve lëshoi një deklaratë, në të cilën kërkonte mbështetjen e huaj për rrëzimin e Gaddafi-t, pas 42 vitesh të tij në drejtimin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA