Libi, bombardohen sërish puset e naftës

04/03/2011 09:45

Trupat e liderit libik Muammar Gaddafi kanë bombarduar sërish terminalin e naftës në Brega, në lindje të vendit.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni arab Al Arabiya, ndërkohë që transmetuesi tjetër Al Jazira njofton se mëngjesin e sotëm rebelët përforcuan mbrojtjen e tyre pasi presin një sulm tjetër.

I njëjti burim saktëson se në qytetin e afërt Ajdabija po mbërrijnë përforcime të armatosura nga lindja.

Ditën e djeshme presidenti amerikan Barack Obama la të hapur cdo opsion për Libinë, përfshirë atë ushtarak.

“Duam një kapacitet të plotë për një ndërhyrje të shpejtë në Libi, pa përjashtuar as edhe një opsion, as atë ushtarak në rast nevoje”, deklaroi ai.

Top Channel