Libi, “shpërthen” Tripoli, mbyllen xhamitë

04/03/2011 14:45

Forcat libiane të sigurisë po përdorin gaz lotsjellës dhe armë për të shpërndarë turmat në rrugët e kryeqytetit Tripoli, i konsideruar si një fortesë e kolonelit Muammar Gaddafi.

Duke u bazuar në raportimin e “Agence France Presse”, nuk është e qartë nëse është qëlluar direkt mbi turmën apo në ajër, por korrespondentët e huaj mund të konfirmojnë se njerëzit po vrapojnë në panik pas përplasjeve fillestare.

Shumica e korrespondentëve të huaj janë detyruar të qëndrojnë në hotel, ndërsa të tjerët nuk lejohet të afrohen pranë qendrës së revoltave në kreqytet. Sipas autoriteteve, këto masa janë marrë për t’i siguruar nga “elementët e Al-Kaedës”.

Forcat besnike të Gaddafi-t urdhëruan gjatë natës mbylljen e disa xhamive, të cilat kanë qëndruar të mbyllura edhe sot, në një përpjekje të dështuar për të penguar fluksin e daljeve në rrugë, pas protestave të paralajmëruara pas lutjeve të së premtes.

Lutja e të premtes është e shenjtë për muslimanët. Gjithmonë sipas “AFP”-së, përplasjet kryesore në këtë moment po ndodhin në zonën periferike të quajtur Tajoura.

Gjatë mëngjesit të sotëm, pati raportime për bombardimin e disa qëndrave ushtarake në duart e protestuesve dhe disa qëndrave ekonomike, nga avionët ushtarakë të Gaddafi-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA