Kongo, rrëzohet avioni OKB, 32 viktima
04/03/2011 23:35
Një avion i Kombeve të Bashkuara është rrëzuar në Kongo duke shkaktuar vdekjen e 32 personave që ndodheshin në bordin e tij.
Lajmi njoftohet nga zv/zëdhënësi i OKB-së, Farhan Hak, i cili saktësoi se vetëm një person i ka mbijetuar përplasjes fatale të avionit të nisur nga Kisangani, në Perëndim të vendit afrikan.
Aksidenti mendohet se ka ndodhur për shkak të motit të keq. Piloti i avionit ka tentuar uljen në pistë nën një rrebesh shiu.
Misioni i paqes në Kongo është një ndër misionet më të rëndësishëm të OKB-së.
Top Channel