
Kina do të rrisë ndjeshëm buxhetin për ushtrinë gjatë 2011-s, si rrjedhojë e frikës së rritjes së potencialit ushtarak në Azi.
Buxheti i këtij viti do të pësojë një rritje prej 12,7% në krahasim me një vit më parë, ndërsa një total prej 91 miliard dollarësh do të investohen, bëri të ditur një zëdhënës qeveritar.
Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, shifra e deklruar është dy deri në tre herë më e ulët se sa e vërteta.
Megjithatë, edhe nëse shpenzimet do të ishin vetëm aq sa u deklaruan zyrtarisht, Kina do të jetë shteti i dytë që investon më shumë në botë për mbrojtjen, pas SHBA-së.
Lajmërimi i sotëm erdhi një ditë përpara kongresit vjetor të popullit, në të cilin partia komuniste do të parashtrojë planin e 5-vjeçarit të ardhshëm.
Shpenzimet ushtarake të Kinë tregojnë qartësisht ambicjen e Pekinit për të luajtur rolin e një superfuqie në botë. Ato u rritën me 7,5% në 2010-s, ndërsa me mbi 10% gjatë të gjithë dekadës së parë të viteve 2000,
Në vitin 2000, Kina shpezonte vetëm pak më shumë se 20 miliardë dollarë për mbrojtjen në vit, duke qenë pas SHBA-së, Rusisë, Francës dhe Britanisë.
Pavarësisht se Pekini zyrtar disa herë ka theksuar se investimet e tij ushtarake janë shumë më të ulta se ato të Uashingtonit, fuqizimi i vazhdueshëm i ushtrisës përbën një shqetësim sipas ekspertëve amerikanë, pasi Kina është e përfshirë në mosmarrëveshje territoriale me Japoninë dhe Tajvanin.
Top Channel