Dy Koretë, polemika për 31 refugjatët

04/03/2011 08:25

Korea e Jugut akuzoi fqinjët e veriut se po bllokojnë rikthimin 27 shtetasve të tyre në vend, pasi peshkarexha e tyre u ndalua në kalimin e ujrave territoriale.

Gjatë shkurtit, mjeti i lundrimit me 31 shtetas kaloi për në jug pas humbjes së kursit dhe pas marrjes në pyetje, secilit iu ofrua mundësia e azilit politik në Korenë e Jugut.

Katër prej shtetasve pranuan këtë mundësi, ndërsa të tjerë kërkuan kthimin e tyre pranë familjeve në veri.

Në një deklaratë të mëparshme, Peniani akuzoi Seulin se po mban peng katër shtetas dhe kërkoi riatdhesimin e të gjithë grupit të peshkatarëve.

Sipas autoriteteve koreanojugore, Peniani ka vendosur si kusht rikthimin e të gjithë qytetarëve ose mospranimin e askujt, në atë që është një sfidë ndaj jugut, që pranon azilin politik nga të gjithë koreanoveriorët që e kërkojnë këtë.

Tensionet mbërrijnë në një moment kur Korea e Jugut është duke zhvilluar një stërvitje ushtarake të përbashkët me SHBA-në, stërvitje që Peniani e ka cilësuar si një pretekst për t’iu afruar territorit apo për të sulmuar shtetin komunist.

Top Channel