Dogana angleze bllokon 200 mln dinarë libianë
04/03/2011 14:50
Një anije që transportonte 200 milion dinarë linianë kesh, me vlerë të konvertuar prej 162 milion dollarësh, u ndalua gjatë drekës prej policisë britanike.
Mjeti lundrues u ndal nga autoritetet në rikthimin e tij në ujrat britanikë, pas një tentative të pasuksesshme ankorimi në ndonjë port libian.
Mbeten të paqarta rrethanat në bazë të të cilës shuma kolosale e parave u ngjit në anije, ashtu si mënyra se si shuma mendohej të shpenzohej prej pronarëve të paidentifikuar.
Monedha libiane është bërë subjekt bllokade ndërkombëtare. Disa ditë më parë, Londra zyrtare bllokoi asete me vlerë 900 milion stërlina, asete të kolonelit Gaddafi.
Top Channel