Bahrein, të plagosur në dhunën ndërfetare

04/03/2011 12:45

Disa persona mbetën të plagosur në përplasjet midis sunitëve dhe shumicës shiite në një qytet në qendër të Bahreinit, në atë që ishte përplasja e parë ndëretnike që prej shpërthimit të protestave dy javë në parë.

Sipas të dhënave të Associated Press, zënka që përfshiu disa qindra persona nisi pas një aksidenti automobilistik në një rrugë qëndrore të Hamadit.

Të dhënat zyrtare nuk japim informata të rëndësishme për ngjarjen, ndërsa mjaftohen me klasifikimin “zënkë për motive banale”.

Shpërthimi i dhunës ndërfetare do të ishte shumë i rrezikshëm për Bahreinin, shtet ku protestat ndaj Mbretit u motivuan me motive fetare.

Një familje mbretërore sunite drejton ishullin me 800 mijë banorë, i populluar në shumicën e tij nga popullsia shiite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA