Italia përjashton azilin për Gedafin
01/03/2011 00:20
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini ka përjashtuar mundësinë e dhënies së azilit për liderin e Libisë, Muamar Gedafi nga ana e Romës.
Në një intervistë për televizionin arab, Al Jazeera u shpreh se ideja e azilit të Gedafit në Itali as nuk u shkon ndërmend autoriteteve italiane, prandaj duhet përjashtuar.
Gedafi prej kohësh ka patur raporte të ngushta me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni. Takimet e dy lidërve në Romë shpeshherë kanë shkaktuar edhe bujë mediatike për shkak të organizimit të vecantë të tyre,
Top Channel