Egjipt, në pranga 3 ish-ministra
18/02/2011 02:40
Tre ish-ministra në kohën kur Egjipti udhëhiqej prej Hosni Mubarak, kanë përfunduar në pranga.
I arrestuar është ish-ministri i Brendshëm që akuzohet për pastrim parash, dhe dy ministra të tjerë mbi të cilët rëndon akuza e përvetësimit të pronës shtetërore. Gjithashtu në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen i fuqishëm egjiptian, i lidhur me pushtetin në kohën e Mubarak. Akuza ndaj biznesmenit ende nuk dihet.
Këto janë arrestimet e para të kryera nga autoritetet egjiptiane nën udhëheqjen e Komandës Supreme të Ushtrisë e cila ka marrë pushtetin pas largimit të Hosni Mubarak dhe do ta mbajë atë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të muajit shtator.
Top Channel