Një 58-vjeçar britanik fitoi sot faqet e para të gazetave rozë të vendit të tij, pasi zbuloi se mban në banesën e tij një dhelpër shtëpiake.
I quajtur Steve Snooks, ai dhe bashkëshortja e tij adoptuan këlyshin e dhelprës, të braktisur nga prindërit e tij.
Duke qenë se ai kishte një dhomë të boshatisur në shtëpinë e tij në Eseks, Steve vendosi që të vendoste atje dhelprën, e cila brenda pak kohe mësoi të bashkëjetonte me “mirëbërësit” e saj.
Përveç shëtitjeve që e argëtojnë pa masë kafshën, ajo po jeton një jetë ëndrrash, ndërsa kalon pjesën më të madhe të ditës e shtrirë në një divan, duke ngrënë pula të pjekura, të gatuara me mjaltë.
”Ajo ka gjithçka që ka nevojë për një jetë të lumtur. Ne kujdesemi që t’i ofrojmë një dietë të pasur me vitamina, ndërsa e kontrollojmë vazhdimisht tek veterineri për gjendjen e saj shëndetësore”, deklaroi Steve.
E mësuar me njerëzit, dhelpra është mësuar të bashkëjetojë edhe me kafshët e tjera shtëpiake, ndërsa zoti Snooks ka një koleksion fotografik të saj duke luajtur me qen dhe mace.
Top Channel