Kuinslend i mbijeton ciklonit “Yasiâ€
03/02/2011 08:20
Cikloni “Yasi” ka goditur shtetin e Kuinslendit në veri-lindje të Australisë, duke lënë pas një vazhdë shkatërrimi.
Dëmet më të mëdha i pësuan qytetet bregdetare Tuli, Mision Bic dhe Karduell, ku qindra shtëpi mbetën të shkatërruara.
Ndërsa qytetet Kairns dhe Taunsvill nuk kanë pësuar dëme, por janë përfshirë nga shirat e dendura, që paralajmërojnë për një stuhi tjetër.
Kryeministrja e Kuinslendit, Anna Bligh tha se deri tani nuk ka pasur raportime për viktima, apo dëmtime serioze në njerëz.
“Sot jam shumë e lehtësuar, por theksoj se këto janë vetëm raportime paraprake. Kemi një rrugë të gjatë përpara se unë të them se kemi shmangur të gjithë plumbat”, deklaroi Bligh.
Top Channel