Një punonjës social zviceran pranoi se ka përdhunuar 114 fëmijë dhe të moshuar të paralizuar, ndërsa u shërbente në shtëpi gjatë tre dekadave të fundit.
Ai pranoi akuzat gjatë drekës, pasi u paraqit në një gjykatë në Bernë. Ai u vetshpall fajtor edhe për tetë akuza të përdhunimit të mbetur në tentativë.
Personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u vendos nën hetime pasi dy prej viktimave të tij e denoncuan. Ai u detyrua të pranonte krimin, për të lehtësuar dënimin, pasi gjykata bëri me dije se zotëronte foto dhe video të abuzimeve.
Mbetet e paqartë se si përdhunuesi serial nuk ka rënë në sy për 30 vjet më radhë. Shumica e viktimave të tij ishin meshkuj të paralizuar apo handikapë, por në listë përfshiheshin edhe disa femra. Krimineli 54-vjeçar jetonte pranë Bernës.
Top Channel