Të paktën 219 persona kanë vdekur gjatë protestave në Tunizi, që muajin e kaluar rrëzuan nga pushteti presidentin Ben Ali.
Sipas kreut të një grupi që kreu hetimet, Bacre Waly Ndiaye, në këtë shifër përfshihen edhe 72 personat që humbën jetën në protestat e zhvilluara në burgje.
Qeveria tuniziane deklaroi fillimisht se viktimat e protestave ishin 78, por opozita kundërshtoi vazhdimisht duke pretenduar se shifra ishte më e lartë.
Deklarata e zotit Ndiaye erdhi pas një hetimi të gjatë një javë nga grupi i tij për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Ai ka shtuar se shifra nuk është përfundimtare dhe se OKB do të vijojë hetimet e saj. Pas një muaji protestë, presidenti Ben Ali la vendin duke u larguar në Arabinë Saudite.
Top Channel