Egjipt, nis tubimi masiv në Kajro

01/02/2011 14:10

Protestuesit egjiptianë po mbajnë një grumbullim masiv në kryeqytetin Kajro, në kuadër të përpjekjeve të tyre për të larguar nga pushteti presidentin Hosni Mubarak.

Organizatorët deklarojnë se shpresojnë që në tubim të mblidhen të paktën 1 milion persona, duke e bërë atë protestën më të madhe të të gjitha kohërave.

Ndërkohë, një tubim tjetër po zhvillohet në qytetin e Aleksandrisë, ku atmosfera paraqitet e qetë, me protestuesit që këndojnë himnin.

Liderët e protestës, përfshirë Mohamed el Baradei, i kanë bërë thirrje Mubarak që të tërhiqet nga detyra maksimumi brenda ditës së premte.

“Ata shpresojnë se kjo do të ndodhë sot, ose maksimumi të premten dhe e kanë quajtur këtë ditë si “e premtja e largimit”. Por unë shpresoj se presidenti Mubarak do të vendosë më herët dhe do të largohet nga vendi pas 30 vitesh pushtet, duke i dhënë popullit një mundësi. Personalisht mendoj se ai nuk dëshiron të shohë më gjakderdhje”, ka deklaruar El Baradei për Arabiya TV.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA