Masat e marra për të luftuar papunësinë nuk po tregohen të efektshme në Bashkimin Europian, ndërsa niveli i përgjithshëm i papunësisë mbeti mbi 10% edhe në dhjetor.
Eurostati vlerëson se 15,7 milion njerëz janë të papunë brenda 16 shteteve që formojnë eurozonën, ndërsa 23 milionë janë të papunësuar në të 27 shtetet e Bashkimit Europian në total.
Pavarësisht se numri ka rënë me 73 mijë në dy muajt e fundit, niveli i papunësisë prej 10% është ende larg objektivit të vendosur nga vendet kryesore të kontinentit.
Në realitet, përmirësimi i shifrave i takon kryesisht Gjermanisë, e cila gëzon papunësinë më të ulët që prej vitit 1992, ndërsa në vendet e tjera situata ka qëndruar stabël ose është përmirësuar lehtësisht.
Top Channel