Numri i civilëve të vrarë në Afganistan ka arritur nivel rekord vitin e kaluar, sipas një raporti nga Grupi Afgan për të Drejtat e Njeriut.
Rreth 2.421 civilë kanë mbetur të vrarë, shumica e të cilëve nga dora e rebelëve, thuhet në raport.
Nga ana tjetër, në të fajësohen edhe trupat e huaja ushtarake, të cilat konsiderohen përgjegjëse për një të pestën e të gjitha vrasjeve.
Shifrat paraprake të publikuara nga OKB vitin e kaluar tregonin se konflikti në Afganistan ka shkaktuar 2.412 vdekje dhe 3.803 plagosje në radhët e civilëve.
Sipas raportit, të paktën shtatë civilë në ditë janë vrarë vitin e kaluar në Afganistan, një rekord ky në luftën 9-vjecare. Talebanët, grupi Hakani dhe klane të tjera fajësohen për rreth 60% të vdekjeve.
Top Channel