SHBA thirrje Mubarak: Lësho pe

30/01/2011 16:45

Kur protestat anti-Mubarak kanë hyrë në ditën e gjashtë të tyre, SHBA i bën thirrje presidentit egjiptian të ndërmarrë reforma politiko-ekonomike për t’i hapur rrugën një “tranzicioni të kontrolluar”.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton deklaroi se vendimet e Mubarak për largimin e qeverisë e për formimin e një kabineti të ri, janë vetëm fillimi dhe se Uashingtoni pret akoma më shumë prej Mubarak.

“I kërkojmë qeverisë së Mubarak të bëjë gjithçka nevojitet për të bërë të mundur patjen e një tranzicioni të kontrolluar në vend”, tha Klinton.

Kryediplomatja amerikane nënvizoi gjithashtu se SHBA nuk është palë dhe nuk bën fushatë për asnjë fraksion politik në Egjipt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA