El Baradei u përzgjodh nga forca kryesore opozitare në Egjipt, “Vëllezërit Muslimanë”, për të drejtuar bisedimet me përfaqësuesit e presidentit Mubarak për gjejtjen e një zgjidhjeje dhe dhënien fund të trazirave në vend.
Nga ana e tij, El Baradei në një intervistë dhënë për CNN i kërkoi presidentit Mubarak largimin nga Egjipti për të shpëtuar, siç tha ai, vendin që po shkatërrohet gjithnjë e më shumë.
Ditën e sotme mijëra protestues zbritën në rrugët e Kajros për të protestuar sërish kundër presidentit Mubarak, ndërkohë që rrugët e kryeqytetit dhe disa qyteteve të tjera kryesore në vend patrullohen nga ushtria. CNN në edicionin online shkruan gjithshtu se në Kajro janë vënë re në qiell edhe patrullime avionësh luftarakë.
Top Channel