4 adoleshentet dhunojnë një 17-vjeçare në Selanik dhe publikojnë videon në Instagram, arrestohen 2 prej vajzave, mes tyre një 16-vjeçare shqiptare
Pavarësisht se protestat e dhunshme kanë hyrë në ditën e tyre të katërt në Egjipt, autoritetet amerikane vazhdojnë të mbështesin presidentin 82-vjeçar Hosni Mubarak, të paktën sipas revistës amerikane “Time”.
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi në nisjen e protestave se autoritetet nuk duhet të pengojnë manifestimet, por njëkohësisht e cilësoi regjimin e Karjos si “të qëndrueshëm”.
Sipas analizës së “Time”, lëvizjet demokratike do të ishin të mirëpritura nga Uashingtoni në vende autoritare si Irani. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Egjipin dhe një pjesë të tjerë të vendeve arabe.
Me një popullsi prej 80 milion banorësh, një Egjipt demokratik do të thonte një mbështetje shumë më e madhe për partite e shtypura me prirje islamike. SHBA i frikësohet faktit se demokratizimi i autoriteteve të Kajros do të shoqërohej edhe me rritjen e lëvizjeve fondamentaliste në vend.
Top Channel