
Një diplomat amerikan është duke u hetuar për vrasjen e dy motorçiklistëve, pas ngjarjeve që shkaktuan një revoltë popullore në qytetin e Lahores, Pakistan, një ditë më parë.
Sipas raportimit të CNN, antari i stafit diplomatik të konsullatës, Richard David, qëlloi me armë në drejtim të dy personave mbi një motorçikletë për t’u vetmbrojtur.
Një kalimtar i pafajshëm humbi jetën gjithashtu, i përplasur nga një makinë në mes të kaosit të krijuar. Sipas shefit të policisë të krahinës së Punjabit, David nuk është një prej antarëve të konsullatës me imunitet diplomatik, prandaj i është kërkuar ambasadës dorëzimi i tij.
Amerikani pretendon se dy personat u përpoqën ta grabisnin në makinë duke i drejtuar një armë.
Top Channel