Nigeri, vazhdojnë konfliktet ndërfetare

28/01/2011 08:20

Një përplasje e re fetare shkaktoi katër të vdekur dhe shkatërrimin nga zjarri të dhjetëra shtëpive në Tafava Baleva në Nigeri, raportoi BBC gjatë mëngjesit.

Rajoni në fjalë prej kohësh është shndërruar në një pikë përplasje midis të krishterëve dhe muslimanëve. Pas një zënke që la katër të vdekur në një bilardo midis pronarit të krishterë dhe klientëve muslimanë, qyteti u shndërrua në një arenë të vërtetë lufte.

Pesë xhami dhe më shumë se 50 shtëpive iu vu zjarri, ndërsa të rinjtë kristianë dhe muslimanë luftuan në rrugët kryesore të qytetit midis njëri-tjetrit.

Top Channel