Gjermania zgjat misionin ushtarak në Afganistan
28/01/2011 12:30
Parlamenti gjerman votoi pro zgjatjes me një vit të misionit ushtarak në Afganistan, lajmëroi BBC gjatë mesditës.
Misioni i mëparshëm skadonte në 31 janar 2011. Gjermania ka një forcë prej 4 860 ushtarësh të vendosur në vend, si pjesë e trupave ndërkombëtare të paqeruajtjes.
Në shtyrjen e mandatit me një vit, parlamenti deklaroi edhe një rritje trupash, deri në një maksimum prej 5 350 ushtarësh. Disa orë më parë, qeveria holandeze kishte miratuar një mision për stërvitje policore në Afganistan.
Top Channel