
Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se besojnë se kanë identifikuar grupin islamik që organizoi shpërthimin e së hënës në aeroportin e Moskës, i cili shkaktoi 35 viktima, qindra të plagosur dhe panik në mbarë vendin.
Duke folur përpara mediave, një zyrtar i lartë prezantoi edhe foton e Vitaly Razdobudko-s, i cili besohet se ishte koka e operacionit. I lindur në Stavropol, pranë Kaukazit Verior, ai është vendosur menjëherë në listën e të shumëkërkuarve.
Sipas informacioneve të siguruara nga inteligjenca ruse, besohet se pas këtyre veprimeve fshihet një grup fundamentalist islamik i quajtur Nogai Jamaat. Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë.
Përsa i përket hetimit të sulmit kamikaz në aeroportin më të madh të vendit, është ende i paqartë nëse ishte një burrë apo një grua personi që mbante shtatë kilogramët e dinamitit.
Top Channel