
Masa të rrepta sigurie janë vendosur nga autoritetet e Afrikës së Jugut jashtë spitalit ku ish-presidenti Nelson Mandela është shtruar, ndërsa rriten spekulimet për gjendjen e tij shëndetësore, raportoi BBC.
Sipas një të afërmi të 92-vjeçarit, ai është duke iu nënshtruar vetëm disa testimeve të zakonshme, por lajmi ka vendosur në panik afrikanojugorët, ku shumë demonstrime mbështetëse për të po organizohen në shkolla dhe në ambiente të tjera, në mënyrë spontane.
Mandela konsiderohert si një hero në vend, si personi që çliroi njerëzit me ngjyrë nga skllavëria. Për herë të fundit, ai u shfaq në publik i dobësuar dhe gjatë zhvillimit të Botërorit. Që prej vitit 2004, daljet në public të Mandela-s kanë qenë shumë të rralla.
Top Channel