Kubë, arrestohet kundërshtari i Kastros
27/01/2011 08:55
Është vënë në pranga Guillermo Farinas, një nga kundërshtarët e regjimit të Fidel Kastros në Kubë.
Arrestimi i tij është bërë në Santa Clara, 240 kilometra nga Havana.
Lajmin e ka bërë të ditur mamaja e tij, Alicia Hernandez.
Farinas, që në tetorin e shkuar iu dha çmimi Sakharov, ka përfunduar në burg me 15 kundërshtarë të tjerë të regjimit të vëllezërve Castro.
Top Channel