Kili, hetim për vdekjen e Allende-s

27/01/2011 20:25

Autoritetet kilene njoftuan se do të nisin hetimin e tyre të parë rreth vdekjes së presidentit socialist, Salvador Allende, në vitin 1973.

Trupi i tij i pajetë u gjet në pallatin presidencial, të sulmuar me trupa ushtarakë, aeroplanë dhe artileri gjatë grushtit të shtetit që solli në pushtet gjeneralin Augusto Pinochet.

Hetimi synon të kuptojë nëse Allende kreu një vetvrasje apo u ekzekutua nga ndonjë ushtarak. Me mijëra kinezë u torturuan ose vranë gjatë regjimit dictatorial të Pinichet-it në vitet 1973-90.

Gjenerali Pinochet ndërroi jetë në vitin 2006 në moshën 91-vjeçare, ndërsa ishte ende duke u hetuar për akuzat e korrupsionit, torturës dhe vrasjeve.

Top Channel