El Baradei: Koha që Egjipti të ndryshojë

27/01/2011 17:10

Fituesi i çmimit Nobel për Paqen dhe drejtuesi i opozitës egjiptiane, Mohamed El Baradei, deklaroi se vendi i tij ka nevojë për një ndryshim rrënjësor të mënjëhershëm dhe se presidenti Mubarak duhet të braktisë pushtetin.

El Baradei, ish-drejtuesi i Agjensisë Bërthamore Ndërkombëtare, lëshoi deklaratën e tij nga Vjena, përpara se të ngjitej në një avion për t’iu bashkuar valës së protestave në Kajro.

Autoritetet kanë arrestuar deri tani 1 mijë persona, duke i cilësuar demonstratat si të paligjshme. “Nëse njerëzit duan që të jem unë ai që do t’i udhëheq në këtë moment tranzicioni, nuk kam për t’i zhgënjyer”, deklaroi El Baradei.

”Do të vazhdoj t’i bëj thirrje regjimit që të kuptojë dhe të largohet me shpejtësi, pasi dhuna nuk është një mëyrë për të penguar ndryshimet që duhet të ndodhin. Nuk ka asnjë opsion tjetër”.

Protesta të mëdha kanë shpërthyer në qytetet kryesore të vendit me 82 milion banorë, si në Kajro, Suez apo Ismailiya.

Top Channel