
Tunizia ka paraqitur një mandat ndërkombëtar arresti për ish-presidentin Zine al-Abidine Ben Ali dhe familjen e tij, bëri të ditur gjatë mesditës Ministri i Drejtësisë.
Lazhar Karoui Chebbi informoi se autoritetet e Tunizit i kanë kërkuar Interpolit që të ndalojë Ben Ali-në, i cili u largua më parë për në Arabinë Saudite, pasi protestat në vend dolën jashtë kontrollit.
Sipas Chebbi-t, Ben Ali duhet të përballet me akuzat e vjedhjes së fondeve shtetërore dhe të transferimit të fondeve publike në llogari personale jashtë vendit.
Shtatë antarë të familjes së ish-presidentit janë ndaluar, por të tjerë janë në kërkim. Gjashtë antarë të gardës republikanë janë arrestuar gjithashtu dhe ata do të përballen me akuzën e përdorimit të paligjshëm të armëve të zjarrit me pasojë vdekjen dhe të komplotit kundër sigurisë së shtetit.
Top Channel