Atentati në Moskë, identifikohen viktimat

26/01/2011 09:25

Të gjitha viktimat e atentatit të dy ditëve më parë në aeroportin e Domodedovo të Moskës janë identifikuar, përveç kamikazit për të cilin do të jetë e nevojshme kryerja e AND-së.

Gjithsej kanë humbur jetën 35 persona, përfshirë autorin e ngjarjes.

Mes viktima ishin 8 të huaj, ndërkohë që në spital janë ende 115 persona.

Ministrat e Jashtëm të G8-s kanë dënuar atentatin, duke siguruar kompaktësi në impenjimin për kërkimin e autorëve dhe luftimin e terrorizmit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta