Rritja e ekonomisë botërore

25/01/2011 21:40

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon shpejtim të rritjes ekonomike botërore këtë vit, diçka më shumë nga sa ishte parashikuar.

Por organizmi mbikëqyrës i sistemit financiar global tregohet i kujdesshëm në pohime e paralajmëron se pavarësisht kësaj, stabiliteti i financave botërore, nuk është siguruar ende dhe rreziqet me të cilat përballet rigjallërimi ekonomik mbeten të larta.

Vendet në zhvillim si Kina, India, Brazili dhe Rusia do të vazhdojnë, sipas tij, të rriten ndjeshëm këtë vit, megjithëse jo aq shumë sa gjatë 2010-tës.

Është ekonomia amerikane ajo që pritet të shënojë rritjen më të madhe, të paktën nga vlerësimet që bën institucioni me seli në Uashington.

Kjo rritje është projektuar të jetë 3% dhe jo 2,3%, siç u tha në muajin tetor.

Organizata vëren nga ana tjetër se ka nevojë urgjente për të përballuar problemet financiare me qeveritë dhe bankat në vendet që përdorin euron.

Sipas saj, edhe vendet me nivele të larta të borxhit, si brenda dhe jashtë zonës së monedhës së përbashkët europiane, duhet të shënojnë progres me planet e ripërtëritjes së llogarive afatmesme.

Bankat, thotë FMN, përballen me nevoja të qënësishme financimi tani dhe përgjatë dy viteve të ardhshme.

Në shumë ekonomi të zhvilluara, në duhet të përballemi me trashëgimin e krizës duke i zgjidhur një herë e përgjithmonë të gjithë dobësitë financiare.

Zhgënjyese ishin të dhënat e mbërritura nga Britania, ku rritja do të jetë përsëri 2%, duke mos patur ndonjë ndryshim nga parashikimi i mëhershëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA