Protestat në Egjipt, tre të vdekur

25/01/2011 21:30

Dy persona mbetën të vrarë në protestat antiqeveritare në qytetin e Suezit, i cili së bashku me shumë qytetet të tjera u solidarizua me demonstratat e kryeqytetit Kajro, lajmëroi gjatë mbrëmjes “Associated Press”.

Një antar i forcave të policisë kishte mbetur më parë viktimë e revoltave në Kajro. Lajmin e bënë të ditur burimet spitalore në Suez, ndërsa autoritetet egjiptiane nuk e kanë konfirmuar ende ngjarjen.

Ndërkohë, 60 persona u shtruan në spital, si pasojë e efekteve të thithjes së gazit lotsjellës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA