Palestinezët në Kili

25/01/2011 21:55

Palestinezët? T`i dërgojmë në Kili apo në Argjentinë. Dokumentet e publikuara nga Al Jazeera zbulojnë të tjera prapaskena të negociatave të paqes në 2008-tën.

Ato tregojnë se shefja e diplomacisë amerikane e asokohe, Condoleeza Rice, kishte marrë në konsideratë idenë e zhvendosjes së një numri të madh palestinezësh në Amerikën Latine, për të gjetur kështu një zgjidhje të pjesshme për miliona refugjatët që nuk kthehen dot në tokat e tyre të pushtuara nga Izraeli.

Autoriteteti kombëtar palestinez nga ana e tij, thuhet të jetë shprehur i gatshëm për ta kufizuar në 100 mijë persona kuotën e refugjatëve të destinuar të hyjnë sërish në Palestinë, duke hequr dorë kështu nga klauzola deri atëherë e padiskutueshme e rikthimit.

Publikimi i dokumenteve nga Al Jazeera dhe e përditshmja britanike dhe Guardian dhe sidomos i këtyre dy çështjeve, ka shkaktuar jo pak probleme në Palestinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Fraksionet kryesore palestineze reaguan ashpër një ditë më parë ndaj dokumenteve që tregojnë se negociatorët palestinezë ishin treguar të gatshëm për të bërë lëshime të mëdha territoriale me izraelitët.

Hamasi, që kontrollon Rripin e Gazës, i quajti ato një dëshmi të faktit se Autoriteti Palestinez ishte dorëzuar përballë pushtimit izraelit, ndonëse presidenti Mahmud Abas u përpoq të mbrohej me argumentin se qëndrimi palestinez ishte keqinterpretuar.

Abaz pretendon se propozimi i paraqitur aty si i palës palestineze, është bërë në fakt nga Izraeli.

Në dokumente thuhej se kryenegociatori palestinez Ahmed Korei kishte propozuar që shteti hebre t’i mbante të gjitha vendbanimet, me përjashtim të njërit në Jeruzalemin Lindor, që Izraeli e kishte marrë pas luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA