Emisioni i pasdites në Top Channel vizitoi sot atë qytet që konsiderohet si kërthiza e Kosovës apo “oazi” më i qetë i saj. Është fakt që krizat që kanë turbulluar vendin në të shkuarën kanë mbërritur të fundit në Ferizaj.

Një qytet me një ndienjë të lartë patriotike, në kohën e Jugosllavisë ai quhej Uroshevac. Në jug të Kosovës Qëndrore, ai ndodhet në udhëkryqin e arterieve veri-jug dhe lindje-perëndim që përshktojnë vendin.

Qyteti i tretë për nga madhësia pas Prishtinës apo Prizrenit, Ferizaj mund të krenohet me një origjinë të rrallë dhe traditat e tij të veçanta.

”Ndërtesa më e vjetër është themeluar në vitin 1873”, thotë Remzi Hasani, një mësues dhe një nga figurat kryesore të qytetit. “Ndërtesa ka një rëndësi të madhe për këtë qytet, sepse vetë Ferizaji filloi të themelohej si rrjedhojë e hekurudhës dhe qëndra e tij e vjetër është përreth tij”.

Në fillimin e viteve 1900, Ferizaj ishte një qytet i vogël, ku tregëtia lulëzonte. Zejtaria ka qenë gjithmonë prezente të tregun e qytetit, ku gjysma e banesave të kohës i shërbenin aktiviteteve tregëtare.

Në fshatrat përreth, duke qenë se zona dallohet për rritjen e grurit dhe misrit, ndër shekujt ka patur me qindra mullinj. Megjithatë, nga 360 copët e regjistruar në kulimin e këtij aktiviteti, sot ka mbetur vetëm një, mulliri i Nikës.

”Më përpara, ndërtimi i një mulluri ishte jashtëzakonisht i shtrenjtë. Për këtë arsye, ishin 5-6 familje bashkë që e ndërtonin dhe punonin. Ndër dekada, pronarët janë rralluar dhe sot kam mbetur vetëm unë”, thotë krenar Ali Zeqiri, pronari i mullirit të vetëm të zonës.

”Në të vazhdoj të bluaj grurë nga fshatrat përreth. Mjekët e kanë këshilluar miellin që prodhohet këtu. Vetitë e tij ushqimore janë të rralla dhe shumë më të ushqyeshme se ai i miellit të gatshëm që blihet nëpër dyqane”.

Në Ferizaj, nuk janë vetëm objektet relike, por edhe disa intelektual me ide të tilla. Remzi Hasani është drejtues i një shoqate të quajtur Fronti Popullor, e cila ka për qëllim të mbrojë blerë e punës dhe kujtimin e Enver Hoxhës.

”Në vitin 2005, i dërguam një kërkesë autoriteteve lokale që të emëronin sheshin kryesor të qytetit Enver Hoxha. Ata nuk na kthyen përgjigje, kështu që vendosëm ta vetshpallnim vetë”, deklaroi Hasani.

”Ne dalim për ditëlindjen apo përvjetoret e vdekjes së Enverit dhe e nderojmë atë nëpërmjet ceremonive të ndryshme”.

Ferizaj është i lidhur ngushtë edhe me ansamblin e Kastriotëve, i bërë i famshëm në vitet 1970 në të gjithë Jugosllavinë. “Është një vlerë që duhet ruajtur”, thotë Muhabi Bekteshi, antar i dikurshëm dhe drejtues i sotëm i ansamblit.

”Ne thyem barrierat në Ferizaj, kur një grup nxënësish të shkollës normale morrën nismën dhe themeluan shoqërinë e Kastriotëve, me shumë mundime dhe peripeci nga pushteti, i cili nuk njihte as gjuhën dhe as kulturën shqiptare”.

Në vitin 1967, në Ferizaj u krijua edhe radio e parë në Kosovë që transmetonte një programacion në gjuhën shqiptare. Ndërsa atëherë transmetonte vetëm dy orë, sot programacioni është zgjatur deri në 15 orë.

Radio vazhdon të ketë si destinacion informimin, por ajo mbetet edhe një kanal ku njerëzit me bindje të rralla e intelektualët e këtij qyteti ku kisha dhe xhamia ndodhen përballë, të kenë mundësi të shprehen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta