Vdes arabosauditi, i vuri flakën vetes
22/01/2011 11:30
Një arabosaudit ndërroi jetë pasi i vuri flakën vetes në qytetin jugperëndimor të Samtës, informoi një zyrtar i vendit në mesditë.
Ky është rasti i parë i zjarrvënies në mbretërinë e Arabisë Saudite, që kur një tunizian bëri një gjest të tillë një muaj më parë, duke ngjallur një spirale protestash popullore që përfunduan me rënien e qeverisë.
Moda e zjarrvënieve është përhapur edhe në vende të tjera arabe, me raste të regjistruara në Algjeri dhe Egjipt. Në rastin saudit, 60-vjeçari Abdel Aziz Al Sheikh kreu vetvrasje për shkak të kushteve të padurueshme të jetesës.
Top Channel