Fuqitë e mëdha do të nisin sot ditën e dytë dhe të fundit të bisedimeve me Iranin, pas një dite të parë që nuk solli ndonjë progres në çështjet e diskutueshme bërthamore, lajmëroi në mëngjes Agjensia Franceze e Lajmeve “AFP”.
I vetmi lajm i mirë ishte që Teherani nuk u tërhoq menjëherë nga diskutimet. Në takimin e Stambollit, fuqitë e mëdha perëndimore po përpiqen të bindin Iranin të heqë dorë nga programi i pasurimit të uraniumit, proces që përdoret në industrinë ushtarake për prodhimin e armëve.
Në këmbim të heqjes dorë nga ky proces, vendet perëndimore ofrojnë lehtësimin e sanksioneve ekonomike dhe ndihma të tjera financiare. Irani ka shtuar dyfish që nga 2009-ta një lloj “karburanti”, i cili ka një rol kyç në zhvillimin e reaksioneve kimike të pasurimit.
Top Channel