Itali, sondazhet mbështesin Berlusconi-n

22/01/2011 13:35

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, vazhdon të ketë mbështetjen e shumicës së opinionit publik, sipas sondazheve të ndërmarra, raportoi gjatë drekës “Corriere della Sera”.

Sipas anketës së portalit “Europa”, mbi 70% të atyre që besojnë në vërtetësinë e skandaleve seksuale, nuk duan që ta ndëshkojnë Kryeministrin.

Me sa duket, presioni i përbashkët i Kishës, presidentit, parlamentit dhe prokurorisë ka sjellë një efekt të kundërt në opionin publik, i cili ka gjykuar se ndaj Berlusconi-t është orkestruar një sulm i organizuar për t’a larguar nga pushteti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta