Haiti, Duvalier kërkon falje për viktimat

22/01/2011 03:40

Ish-diktatori haitian, Jean-Claude Duvalier apeloi për paqtim kombëtar dhe kërkoi falje për viktimat e regjimit të tij para 25 vjetësh.

Në një fjalim drejtuar popullit, Duvalier tha se tërmeti katastrofik i fillimvitit të kaluar, e shtyu atë të rikthehej në vend për të ndihmuar Haitin të rindërtohej.

Duvalier u rikthye të dielën e kaluar në vendlindjen e tij, pas 25 viteve në ekzil. Por menjëherë pas kthimit ndaj tij u ngritën akuzat për një sërë krimesh, përfshirë edhe atë të shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur ishte në pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA