
Bisedimet në Stamboll midis Iranit dhe fuqive perëndimore kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje, raportoi shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, baronesha Ashton.
Fuqitë e mëdha dëshironin të bisedonin konkretisht për një lloj “karburanti” që po prodhon Irani në masë, i cili përdoret për të zhvilluar procesin e pasurimit të uraniumit. Nga ana e tij, Teherani nuk pranoi që të hynte në detaje dhe këmbënguli që çështja të trajtohej e gjitha si një e tërë.
Ajo që perëndimi ofroi ishte që në këmbim të uraniumit të pasuruar që përdoret për prodhimin e armëve, Teheranit t’i shkonte ajo lloj lënde që përdoret në reaktorët e zakonshëm, që kanë si qëllim prodhimin e energjisë.
Baronesha Ashton drejtonte në emër të BE-së një delegacion ku përfshihen edhe përfaqësues të Francës, Gjermanisë, Rusisë, Britanisë, SHBA-së dhe Kinës.
Top Channel