Autoritetet izraelite janë duke shqyrtuar mundësinë e hapjes së një procesi ndaj Ministrit të Jashtëm, mbi akuzat e korrupsionit, bëri të ditur një gazetë vendase gjatë ditës.
Vendimi për të dërguar në Gjykatë Avigdor Lieberman-in do të godiste rëndë qeverinë e lëkundur izraelite, pasi ai ka bërë me dije më parë se do të japë dorëheqjen nëse akuzat do të ngrihen.
Procesi mund të rezultojë në një humbje të madhe në imazhin e partisë së maxhorancës, e cila u trondit nga braktisja e koalicinit nga Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, disa ditë më parë.
Prokuroria do të vendosë për hapjen apo jot ë procesit në muajin shkurt. Nën hetim kanë përfunduar bizneset private të Lierberman-it, të cilat mund të jenë favorizuar nga lidhjet e tij politike.
Top Channel