Obama-Jintaos: Lironi Xiabon

20/01/2011 01:15

Gjatë diskutimit mes presidentit Obama dhe Hu Jintaos, për zbatimin e të drejtave të njeriut në Kinë, mësohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka kërkuar homologut kinez, lirimin e cmimit nobel për paqe, Liu Xiaobo.

Lajmi njoftohet nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, sipas të cilit Obama e ka cilësuar Xiabon si një zëdhënës paqësor e kurajoz të progresit dhe të vlerave universale.

Liu Xiabo ndodhet në burgjet e Kinës nën akuzën e nxitjes së protestave dhe për komplot ndaj shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA