Mjeku “përbindësh”, aborte edhe në muajin e 8-të

20/01/2011 02:00

Një mjek në Shtetet e Bashkuara pritet të marrë dënimin kapital pasi është vënë nën akuzë për tetë vrasje.

Pronar i një klinike ai bënte aborte edhe në muajin e tetë të shtatzanisë duke vrarë shumë foshnja.

Përgjatë 30 vitesh punë, 69 vjecari, Kermit Gosnell kryente aborte të paligjëshme që i sollën fitime prej miliona dollarësh. Minoritaret, gratë e vobekëta dhe emigrantet ishin klientët e tij.

Ankesat për mizoritë e mjekut ishin injoruar nga kontrollorët shtetërore të cilët nuk e kishin kontrolluar më klinikën e tij që prej vitit 1993. Gosnell, nga sa ka dalë në dritë së fundmi kryente aborte deri në muajin e 8 të shtatzanisë. Një pjesë e fëmijëve ishin të gjallë por ai i vriste duke i goditur në fyt ose duke i dëmtuar shtyllën kurrizore.

Prokurorët thanë se pacientët i nënshtroheshin kushteve të ndyra dhe barbare në klinikën “Ëomen’s Medical Society”, një shtëpi horroresh, sic e quajtën ndryshe ata.

Shumë prej amerikanëve kërkojnë dënim me vdekje për Gosnell dhe personelin e klinikës së tij.

Top Channel