Irani: Zhvillojmë bombën nëse sulmohemi

20/01/2011 21:35

Irani paralajmëroi me procedimin e pasurimit të uraniumit për ndërtimin e bombës bërthamore, nëse reaktorët apo territori i tij do të sulmohen, në një deklaratë që vjen përpara se vendet e mëdha të takohen në Stamboll për të biseduar situatën në vendin aziatik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se nuk presin ndonjë zhvillim të rëndësishëm, në bisedimet e afërta në Turqi dhe as parashikojnë që sanksionet 8-vjeçare mbi Teheranin të hiqen së shpejti.

Izraeli sulmoi dekada më parë reaktorët bërthamorë të Irakut dhe mundësia e një sulmi të tillë është përfolur edhe mbi Iranin. “Ne kemi ndërtuar një tjetër reaktor në Fordou, pranë Qomit”, deklaroi Ali Asghar Soltanieh, i dërguari iranian në Agjensinë Atomike Ndërkombëtare.

”Në të vërtetë, kjo nuk është asgjë tjetër përveçse një fabrikë rezervë, ku ne mund të vazhdojmë procesin e pasurimit të uraniumit, nëse do të sulmohemi”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta