SHBA-Kinës: Rrit interesat e huanit

19/01/2011 04:30

Duket se kryefjala e bisedimeve mes presidentit amerikan, Barak Obama me homologun e tij kinez, Hu Jintao do të jetë politika e Pekinit me monedhën e tij, huan.

Presidenti Obama dhe anëtarët e administratës së tij, pritet t’i kërkojnë Jintaos ndryshimin e kursit ekonomik të huanit, duke i rritur interesat për të ulur inflacionin.

Mbajtja artificiale e huanit në nivele të ulëta, ka qenë gjithmonë një mollë sherri mes Uashingtonit dhe Pekinit. Shtëpia e Bardhë ka kërkuar rritjen e interesave të huanit nëpërmjet specialistëve, pasi kjo gjë është në interes sipas tyre edhe të vetë Kinës e popullit kinez.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta