
Të paktën 59 vrasje janë regjistruar në 19 ditët e para të janarit në qytetin më të pasur meksikan të Monterreit, bënë të ditur zyrtarë të konsullatës amerikane, në një prej vendveve më të pasigurta të botës.
”Jo të gjithë vrasjet janë raportuar, prandaj është shumë e vështirë të kuptosh se cili është numri i vërtetë i tyre. Deri tani, 59 janë të sigurta”, deklaroi zëdhënësi i konsullatës, Bill Cook, për CNN.
Sipas tij, edhe punonjësit e përfaqësisë amerikane janë të rrezikuar. Lufta e karteleve të drogës midis tyre dhe me forcat e rendit ka rritur në mënyrë kritike pasigurinë në Meksikë, ndërsa çdo ditë regjistrohen deri në dhjetëra të vrarë.
Dhjetë veta u vranë të hënën, ndërsa tetë trupa pa kokë u gjetën të martën në Monterrei. Kryetari i Bashkisë së Nuevo Leonit, një tjetër qyteti të ndodhur pranë, u vra në javën e parë të 2011 me 23 plumba pas shpine. Në bilancin e të vdekurve, 12 janë punonjës policie.
Top Channel